Sugjerojmë:

Linguini me mish të grirë dhe kërpudha

Linguini me mish të grirë dhe kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

E keni menduar drekën për sot apo akoma? Ja tek e keni një recetë super praktike amvisa të Nepsit!

Ingredientët

  • 350 gram linguini
  • 500 gram pure domateje
  • 1 qepë
  • 300 gram mish i grirë
  • 1 spec i kuq
  • 100 gram kërpudha
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi
  • majdanoz i freskët i grirë imët

Udhëzimet

1

Vendosim vajin në tigan, shtojmë qepën të grirë hollë, e kaurdisim atë për 2 minuta.

2

Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta.

3

Presim specin në shirita të hollë për 2-3 cm dhe i shtojmë në tigan.

4

Shtojmë edhe kërpudhat të prera po ashtu në feta dhe vazhdojmë i përziejmë.

5

Mbi përzierjen në tigan shtojmë makaronat, hedhim mbi të purenë e domates, vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 minuta të vlojë.

6

Shtojmë kripë dhe piper të zi.

7

I trazojmë dhe i lëmë të ziejnë dhe për 5 minuta të tjera. I servirni të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment