Sugjerojmë:

Linguine me domate, borzilok dhe djathë parmixhano

Ingredientët

  • Një pako makarona linguine
  • Domate të prera në kubikë
  • 1 qepë, e prerë hollë
  • 4 hudhra, të prera hollë
  • Borzilok
  • Vaj ulliri
  • 1 litër ujë
  • Kripë
  • Piper
  • Djathë parmixhano i grirë
  • Piper djegës

Udhëzimet

1

Kombinoni makaronat, domatet, qepët, hudhrat, borzilokun, vaj, kripë, piper dhe ujin në një tigan të madh.

2

Lërini të gjithë përbërësit të zihen duke i trazuar vazhdimisht deri ne momentin qe makaronat bëhen al dente dhe uji ka avulluar pothuajse terësisht.

3

Shtoni kripë dhe piper sipas deshirës dhe pastaj sherbejini në një pjatë bashkë me djathin parmixhani të grirë.

Lini një koment