Sugjerojmë:

Lëre dietën mënjanë dhe shijo këto qofte pule fantastike me djathë mozarella

Lëre dietën mënjanë dhe shijo këto qofte pule fantastike me djathë mozarella

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Këto qofte janë një ide fantastike se çfarë të bëni me mishin e mbetur të pulës. Falë kësaj recete do t'i shndërroni në pjatën tuaj të preferuar! Filloni nga puna për përgatitjet dhe ndani përshtypjet tuaja me ne.

Ingredientët

  • 700 gram mish pule
  • 2 vezë
  • 1/3 filxha me miell
  • 1 filxhan me djathë mozarella
  • ½ filxhan me djathë të grirë parmexhano
  • 1 qepë të njomë grirë imët
  • 1 spec jeshil grirë imët
  • 2 lugë gjelle borzilok i copëtuar imët
  • ½ lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri për skuqje
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni mishin e pulës, miellin, vezët, mozarellën, djathin parmexhanon, qepën, specin, borzilokun, hudhrën, kripë e piper.

2

I përzieni mirë derisa masa të kombinohet.

3

Më pas formoni disa toptha të vegjël dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj ulliri.

4

Kujdesuni që të skuqen mirë nga të dyja anët.

5

I lini në zjarr për 6-8 minuta. Më pas i shërbeni sërish me borzilok sipër. Shoqërojini me majonezë apo salcë kosi. Ju bëftë mirë!

Lini një koment