Është një perime shumë e lirë në çmim, por shumë e pasur në vitamina. Po flasim për lakrën e kuqe. Për të shijuar benefitet e saj, ju prezantojmë me një recetë ku kombinimi me finokun e bën të shijshëm dhe mund t’i shtoni edhe një dardhë, disa pika limoni e kanellë.
Përbërësit:
- ¼ lakër e kuqe
- 1 dardhë
- Gjysmë finoku
- Disa pika limon
- Pak kanellë
Përgatitja:
- Lani lakrën e kuqe dhe priteni në copa jo shumë të mëdha.
- Prisni dardhën dhe hiqini pjesët e mesit.
- Prisni finokun dhe bashkojeni me disa pika limon e pak kanellë.
- Centrifugojini të gjitha, por jo për shumë gjatë.
Lini një koment