Lëng limoni, vazelinë dhe i thoni lamtumirë thembrave të çara!

Vazelinë dhe lëng limoni për të shpëtuar njëherë e mirë nga thembrat e thata dhe të çara!

Ju duhet: 1 lugë çaji vazelinë+ 1 lugë gjelle lëng limoni

Si t’i shfrytëzoni këto 2 përbërës: 

  • Lani dhe thani thembrat.
  • Sapo të keni pastruar të gjitha papastërtitë, mbajini këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta.
  • Shpëlajini dhe thajini.
  • Përzieni pak vazelinë me lëng limoni.
  • Aplikojeni ngadalë këtë përzierje në thembra dhe në pjesët e tjera të çara të këmbëve, derisa lëkura ta përthithë.
  • Aplikojeni përpara se të flini dhe mbani veshur një palë çorape të leshta, duke qenë se këto të fundit ndihmojnë në ruajtjen e nxehtësisë së trupit dhe kështu rritet efekti i kremit natyral.

Image result for vaseline and lemon juice

Përdorimi i kësaj metode çdo natë, do ju japë rezultate të pabesueshme!/neps.al 

Lini një koment