Le të gatuajmë me Nertila Kokën. Këngëtarja na tregon sekretin e bukës së shtëpisë
Ajo është larguar prej vitesh nga Shqipëria dhe punon si mësuese në Suedi. E kemi fjalën për këngëtaren Nertila Koka e cila zgjodhi që kësaj rradhe të jetë në qendër të vëmendjes tek shqiptarët me kanalin e saj në “You Tube” ku do të prezantojë receta gatimi.
Në video e parë, që e ka postuar ditën e djeshme Nertila flet shqip dhe tregon për ndjekësit e saj hap pas hapi përgatitjen e një recete që siç shprehet ajo, e ka shumë përzemër.
“Përshëndetje të gjithë, unë Jam Nertila. Mirësevini në kuzhinën time. Pa humbur kohë doja t’ju prezantoja me një recetë që unë e kam shumë përzemër: Bukën”!
Përbërësit:
400-420 gram miell
7 gram kripë
4 gram maja buke
10 gram fara susami
300 ml ujë (në temperaturë mjedisi)
Përgatitja:
Në një tas ku kemi miellin, shtoni në mes kripën dhe majanë e bukës. I përzieni mirë.
Shtoni farat e susamit. Tani shtoni ujin dhe punojeni mirë masën. Mbështilleni tasin me një letër dhe e lini brumin të pushojë për 3-4 orë.
Pasi brumi të ketë dyfishuar vëllimin, lyeni duart me pak miell dhe punojeni edhe një herë.
E kaloni brumin në letrën e kuzhinës dhe vendoseni për 30 minuta në furrë (të fikur), sa të vijë edhe njëherë.
Kalojeni brumin me letrën e kuzhinës siç është në një tenxhere me kapak (që e keni ngrohur paraprakisht në furrë).
Do ta lini 15 minuta në furrë me kapak dhe 15 minuta pa kapak në temperaturë 230 gradë celsius.
Prisni 20-25 minuta sa të ftohet disi dhe pastaj është gati për tu konsumuar.
Për më shumë mund t’i hidhni një sy videos së Nertilës:
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment