Sugjerojmë:

Lazanjë e ftohtë me gjizë, borzilok dhe mozzarella

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 1 pako lazanjë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 250 gr djathë kaçkavall i butë
  • 125 gr mozzarella
  • 250 gr gjizë pa kripë
  • Borzilok
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Fillimisht ziejmë fletët e lazanjës për 5-6 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Pasi i heqim nga zjarri i vendosim në ujë të ftohtë me akull.

2

Në një tas trazojmë hudhrën e grirë hollë, majdanozin dhe gjizën pa kripë.

3

I trazojmë mirë duke krijuar një masë homogjene në formë pureje.

4

E rregullojmë me kripë dhe piper dhe këtë masë e vendosim mbi 4 fletë lazanjë duke realizuar një lazanjë me dy tre shtresa sipas dëshirës.

5

Pas çdo mbushjeje vendosim nga një gjethe borziloku dhe një fetë djathë kaçkavall të butë.

6

Në shtresën e fundit vendosim djathin mozzarella dhe borzilok.

Lini një koment