Lakror’Ane, vendi ku mund të shijosh një lakror të vërtetë Korçe!

Ndonjëherë dëshira më e madhe për të shkuar në Korçë përpos pafund atraksioneve turistike, është shijimi i kuzhinës së kësaj treve. Amvisat korçare gjithnjë janë shquar për mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e pjatave tradicionale dhe madje edhe për trashëgiminë e tyre tek brezat e rinj.

Lakrori në saç është një ndër recetat më të njohura dhe një ndër më të preferuarit e të gjithëve prej nesh apo jo?

Epo tani në Tiranë ka një vend aq të bukur, që ofron me kënaqësi për të gjithë juve lakrorët e famshëm me qepë e domate, me spinaq, presh apo gjizë. Ju mund të zgjidhni mes lakrorit të madh apo të vogël, mesoreve dhe turshive të shtëpisë.

Vendi për të cilin ju flasim quhet: “Lakror ‘Ane”.

Lakrori përgatitet në çast që nga marrja e porosisë  dhe pritja nuk merr më shumë se 30 minuta kohë. Çdo gjë në lokal është tipike e shtëpive të vjetra tradicionale Korçare.

Por nëse për një arsye apo tjetrën nuk ju jepet mundësia të shkoni tek “Lakror Ane”, SnapFood ju sjell në shtëpi lakrorin me shijen tuaj të preferuar.

Ju shkoi mendja për një lakror Korçe apo jo? Atëherë mos humbni më shumë kohë. Shkarkoni SnapFood dhe bëni porosinë tuaj tani!

Lini një koment