Sugjerojmë:

Lakror me lakër turshi, receta e pazakontë nga Zonja Vjollca që duhet të provoni sot!

Lakror me lakër turshi, receta e pazakontë nga Zonja Vjollca që duhet të provoni sot!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Kësaj radhe kuzhinieres së njohur, Zonjës Vjollca i kemi "rrëmbyer" recetën e një byreku që nuk jemi mësuar ta shijojmë me turshi. Si e bën ajo? Na e zbulon receta më poshtë...

Ingredientët

  • 1 filxhan çaji kos
  • 1 filxhan çaji ujë
  • Kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 400 gram miell
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • Mbushja: 1 qepë
  • 1 kg lakër turshi
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë gjelle piper i kuq
  • Vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë

Udhëzimet

1

Lakrën e shpëlajmë mirë dhe e presim shumë hollë.

2

Në një tas të madh hedhim kosin, ujin, kripën dhe vajin. I përziejmë të gjithë përbërësit.

3

Shtojmë sodën tek mielli dhe e trazojmë duke shtuar pak nga pak tek tasi me kos dhe ujë. Punojmë brumin duke shtuar miellin derisa masa të marrë trajtën e një brumi si për byrek.

4

Pasi e punojmë brumin mirë për 10 minuta e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta.

5

Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tigan kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël derisa të bëhet transparente dhe të zbutet mirë.

6

Shtojmë lakrën dhe i kaurdisim së bashku derisa lakra të ulë volumin. Shtojmë kripë nëse duhet, piper të zi, një lugë gjelle piper të kuq,

7

I përziejmë mirë duke shtuar ½ gote ujë dhe e lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe të mos ketë më lëng në tigan.

8

E largojmë tiganin dhe e ftohim lakrën.

9

Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe fillojmë të hapim një petë jo të hollë, por afërsisht sa një petë tarte. E vendosim në tepsi, duke lënë që peta të varet pak në anët e tepsisë.

10

Shtojmë mbushjen duke e shpëndarë në të gjithë sipërfaqen.

11

Hapim dhe petën e dytë dhe mbulojmë mbushjen duke rrudhur petën sipër.

12

Mbledhim anët e lakrorit, e lyejmë me pak vaj dhe shpërndajmë gjysmë luge me gjalpë në sipërfaqen e lakrorit.

13

Vendosim lakrorin për t;u pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta.

14

E nxjerrim dhe e lyjemë përsëri me gjalpin e mbetur duke e vendosur përsëri në furrë dhe për pesë minuta. E shërbejmë të ngrohtë.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com Realizuar më parë nga Zonja Vjollca

Lini një koment