Sugjerojmë:

Lakra dhe karota të pjekura në tavë me mustardë dhe salcë hudhrash

Ingredientët

  • 1 lakër të bardhë
  • 5-6 karota (të qëruara dhe të prera përsëgjati)
  • 3 patate
  • Për salcën: 1 filxhan kafe vaj ulliri
  • 50 gram gjalpë të shkrirë
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • Kripë, piper
  • ½ tufë koper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një enë bashkoni vajin e ullirit, hudhrën, gjalpin, koprën e grirë imët. I përzieni dhe e lini mënjanë.

3

Ndani lakrën në disa copa të vogla, por pa e prerë imët.

4

Ndërkohë lani perimet, i qëroni. Karotat i prisni në shirita të gjatë, ndërsa patatet në copa të vogla.

5

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe sipër shtroni perimet. I marinoni me kripë e piper.

6

I fusni në furrë për 30 minuta.

7

Pasi të jenë gati, i nxirrni dhe i shërbeni të ngrohta. Salcën që përgatitët ia shtoni në momentin që i servirni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment