Sugjerojmë:

Lakra brukseli të shoqëruara me mjaltë

Lakra brukseli me mjaltë

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 10 lakra bruskeli
  • 1 ½ lugë gjelle me gjalpë
  • 1 ½ lugë gjelle me mjaltë
  • ½ lugë gjelle me mustardë
  • Kripë, piper
  • 1 majë lugë koper i freskët

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë do të vendosni për zierë lakrat e brukselit.

2

I lini 8-10 minuta sa të zbuten pak.

3

Ndërkohë në një enë bashkoni dhe rrihni mirë gjalpin e shkrirë, mjaltin, mustardën, kripën, piperin dhe koperin.

4

Sapo lakrat të jenë gati i shërbeni në një pjatë. Sipër i shtoni salcën që përgatitët. Ju bëftë mirë!

5

Lini një koment