Sugjerojmë:

Lakra brukseli me arra të pjekura, receta për të cilën do lini kokën!

450 gram lakra Brukseli
1 dorë arra (mundësisht amerikane)
2 lugë gjelle shurup panje
Uthull balsamike
Vaj ulliri
Kripë

1.Pastroni lakrat e Brukselit duke i hequr cipën sipërfaqësore me dorë.

2.I ndani përgjysmë dhe i vendosni në një tavë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.

3.I shtoni sipër kripë, vaj ulliri dhe arrat.

4.I fusni të piqen për 10-12 minuta në temperaturë 170 gradë.

5.Sapo të jenë gati i kaloni në një tas. Sipër i shtoni uthullën balsamike dhe shurupin e panjes. Shijojini!

Lini një koment