Sugjerojmë:

Kush nuk i ka provuar involtinit me patëllxhanë e pançetë, le ta bëjë tani!

Kush nuk i ka provuar involtinit me patëllxhanë e pançetë, le ta bëjë tani!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Shijoni patëllxhanët me recetat më të shijshme që kanë krijuar mendjet gjeniale!

Ingredientët

  • 3 patëllxhanë
  • 150 gram pançetë e tymosur
  • 2 thelpi hudhër hudhër
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1 gotë bukë e thekur e grirë
  • 150 gram djathë parmixhano
  • Vaj ulliri
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Prisni patëllxhanët në feta përsëgjati dhe skuqini në vaj të bollshëm.

2

Grini hudhrën dhe majdanozin dhe përziejini me bukën e thekur të grirë dhe parmixhanon.

3

Vendosni fetat e pançetës mbi ato të patëllxhanëve dhe hidhni një lugë nga përizerja me hudhër e majdanoz.

4

Hidhuni kripë dhe mbështillini involtini-t.

5

Gatuajini në skarën e sobës derisa pançeta të bëhet krokante.

Lini një koment