Sugjerojmë:

Kush është në humor për të shijuar një tost francez këtë mëngjes?

Kush është në humor për të shijuar një tost francez?

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Mund ta shijoni në mëngjes ose si ëmbëlsirë. E gjitha familja do ta pëlqejë?

Ingredientët

  • Feta bukë sipas numrit të personave që jeni
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Mjedra të freskëta
  • Shurup panje ose mjaltë
  • Për masën me vezë: 3 vezë
  • 3-4 filxhan qumësht
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • Për masën me kanellë:
  • 3 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 3 lugë gjelle sheqer kaf

Udhëzimet

1

Fetat e bukës i vini tek tavolina e punës dhe në mes krijoni një prerje me ndihmën e një thike.

2

Shtoni tek secila nga masa me kanellë.

3

Më pas e lyeni bukën para e mbrapa tek masa me vezë.

4

I skuqni në një sipërfaqe të nxehtë me pak vaj. I lini përreth 3-4 minuta sa të marin një ngjyrë kafe të artë.

5

Më pas i hiqni. I shërbeni sipër me fruta, gjalpë, mjaltë ose shurup panje. Ju bëftë mirë!

Lini një koment