Sugjerojmë:

Kur në frigorifer ke vetëm kastraveca, bëj një sallatë si kjo!

Kur në frigorifer ke vetëm kastraveca, bëj një sallatë si kjo!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Kjo sallatë s’mund të ishte më e thjeshtë! Duke qenë se kastravecat përmbajnë 97% ujë, na ndihmojnë të jemi të hidratuar. Ato përmbajnë vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë të cilët mbajnë lëkurën tonë të shëndetshme.

Ingredientët

  • ½ filxhan me kos grek
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 2 kastraveca të mëdha
  • 1 qepë e kuqe e prerë në feta të holla
  • kripë, piper të zi

Udhëzimet

1

Në një enë kombinoni kosin, hudhrën, kripën, uthullën, borzilokun, piperin dhe i përzieni mirë.

2

Shtoni në të kastravecat e prera në copa të vogla me gjithë lëkurë dhe qepën. I përzieni mirë.

3

E lini të qendrojë përreth 1 orë në frigorifer dhe më pas shijojeni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment