Sugjerojmë:

Kungulleshka të mbushura sipas një recete të shijshme greke

Kungulleshka të mbushura sipas një recete të shijshme greke

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Kjo recetë shkon për të gjithë ju që keni një dashuri për kuzhinën mesdhetare. Por edhe nëse keni një dobësi për kuzhinën greke, jeni në recetën e duhur.

Ingredientët

  • 3 kungulleshka mesdhetare (të ndara përgjysmë)
  • 2 filxhanë me mish pule të copëtuar
  • 1 filxhan me domate qershizë të ndarë në katërsh
  • 1 filxhan me kastravec të copëtuar
  • 1/3 filxhan me ullinj
  • 4 qepë të njoma
  • 1 filxhan me djathë të grirë imët (parmexhano)
  • 2 thelpi hudhra
  • Lëkura e 1 limoni
  • Lëngu i një limoni
  • 2 lugë gjelle koper i grirë imët
  • ½ filxhan me kos grek
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Ndani kungulleshkat përgjysmë, i hiqni tulin dhe ruajeni kur të përgatisni ndonjë turli për drekë.

3

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine, radhisni kungulleshkat dhe i spërkasni sipër me vaj ulliri. I shtoni kripë, piper dhe i fusni në furrë për 15 minuta.

4

Ndërkohë në një tas kombinoni djathin e grirë, domatet, kastravecin, ullinjtë, mishin e pulës, qepët e grira imët, hudhrat, lëngun e limonit dhe lëkurën, koprën dhe kosin.

5

I përzieni mirë dhe mbushni me to kungulleshkat.

6

I fusni në furrë edhe për 5 minuta të tjera dhe më pas i shijoni. Ju bëftë mirë dreka!

Lini një koment