Kungull i pjekur në furrë me arra

Kungull i pjekur në furrë me arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kungull mesatar
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 100 gram arra
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Lani mirë kungullin dhe e ndani në dy pjesë.

2

E pastroni mirë nga farat dhe e ndani në disa copa të vogla.

3

E vendosni në një tavë dhe e fusni në furrë, në temperaturë 180 gradë celsius.

4

Pas 15 minutash e nxirrni, i shtoni sipër sheqerin kaf, arrat dhe mjaltin.

5

E lini në furrë edhe për të paktën 10 minuta të tjera.

6

Më pas e nxirrni kungullin dhe është koha për ta shijuar me ndihmën e një luge tulin e tij.

Lini një koment