Sugjerojmë:

Kunguj të skuqur me miell dhe vezë

Ingredientët

  • 4 kungulleshka
  • 2- 3 vezë
  • 1/2 lëkurë limoni
  • 1 gotë miell
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Lani mirë kungujt dhe i prisni më katërsh tek pjesa e kokës.

2

Bishtin ia hiqni ose jo, sipas dëshirës.

3

Në një enë rrihni vezët.

4

I shtoni kripë, piper dhe lëkurën e grirë të limonit.

5

Në një enë tjetër shtoni miellin.

6

Tani merrni kungujt,i lyeni me pak miell dhe më pas i lyeni nga masa me vezë.

7

I vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj të nxehur. Kungulleshkat janë gati për t'u ngrënë!

Lini një koment