Sugjerojmë:

Kunguj të mbushur me mish dhe oriz

Ingredientët

  • 1 ½ kg kunguj të mëdhenj
  • 750 gr mish i grirë
  • ½ filxhan oriz
  • 2 qepë mesatare të grira
  • Kopër
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Pastroni dhe lani kungujt, ndajini në mes për t’i mbushur më lehtë dhe dy gjysmat gërryejini përbrenda duke u lënë një boshllëk.

2

Në një tigan, skuqni qepët e grira, mishin dhe të brendshmet e nxjerra të kungujve.

3

Shtojuni edhe kopër, kripë, piper gjatë skuqjes.

4

Pasi të jenë bërë gati, hiqini nga zjarri dhe shtoni orizin.

5

Me këtë mbushje, mbushni gjysmat e kungujve, por deri në ¾ e tyre.

6

Shtrojini kungujt në një tavë dhe hidhini tavës ujë derisa kungujt të mbulohen paksa.

7

Piqini në furrë me 200 gradë, duke i parë herë pas here.

8

Kur njëra anë të jetë pjekur, kthejini në anën tjetër.

Lini një koment