Sugjerojmë:

Kujdes, mund të biesh nga niveli ku je tani!

Nëse je një përdorues i rregullt i Snapfood, gjasat janë që ke kaluar në nivele më të larta se ai fillestar që është Silver. Tashmë ti mund të jesh në nivelin Gold ose Platinum, ku përfiton respektivisht 2% dhe 3% cashback pas çdo porosie të kryer.

Por fakti që ke arritur në këto nivele, s’do të thotë se nuk mund të biesh sërish. Përdoruesit e nivelit Gold kalojnë sërish në nivelin Silver nëse nuk kryejnë të paktën 1 porosi brenda javës.

E njëjta gjë vlen dhe për përdoruesit e nivelit Platinum që zbresin në nivelin Gold me 2% cashback nëse nuk porosisin brenda javës.


Cashback, ose ndryshe paratë e fituara mbrapsht pas çdo porosie, është mënyra që Snapfood ka zgjedhur për të shpërblyer përdoruesit e tij më besnikë duke u dhuruar atyre praktikisht para në kuletat që kanë në aplikacion.

Këto para mund të shfrytëzohen në çdo kohë për të kryer porosi, pa qenë nevoja të paguani cash apo me kartë debiti/krediti. Pra në Snapfood, sa më besnik të jesh, aq më shumë shpërblehesh!

Shkarko aplikacionin: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment