Kruasantë të kripur me djathë të bardhë për të nisur ditën
2 vezë dhe një e verdhë veze për lyerje
2 lugë gjelle sheqer
Kripë
50 ml vaj
350 ml qumësht
7 gr maja e thatë
700-750 gr miell
50 gr gjalpë ambienti
Mbushja: 300 gr djathë i bardhë në rende
1 tufë koper
Në një tas vendosim një vezë të plotë dhe të bardhën e vezës tjetër (E ruajmë të verdhën mënjanë).
Shtojmë dy lugë gjelle sheqer, vaj, qumësht, maja birre të thatë, miell, kripë dhe gjalpë ambienti. E punojmë mirë brumin derisa mos të na ngjitet në duar dhe e vendosim në një tas të mbuluar për 1-1.5 orë të pushojë derisa brumi të fryhet.
E nxjerrim nga tasi dhe i japim formë të lehtë. E presim në katër kulaçë të vegjël. I mbulojmë kulaçët përsëri dhe i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta.
Ndërkohë grijmë djathin në rende nga ana më e trashë e rendes dhe shtojmë në tas koprën e grirë imët dhe e përziejmë mirë.
Marrim një kulaç dhe me shumë pak miell e hapim në një petë rrethore me diametër 20-22 cm.
E presim petën në 2 gjysma dhe secilën nga gjysmat i presim në 3 pjesë komplet rrethi pra ndahet në 6 pjesë.
Në cdo pjesë vendosim nga një lugë mbushje, marrim cepin e pjesës nga lart e mbulojmë mbushjen dhe e vendosim cepin poshtë bazës.
Kështu vazhdojmë në të gjitha pjesët në vijim. I vendosim kruasanet në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe i lyejmë me të verdhën e vezëve, të cilën e kemi trazuar me një lugë qumësht.
I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë C për 25-30 minuta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment