Kruasantë të kripur me djathë të bardhë për të nisur ditën
2 vezë dhe një e verdhë veze për lyerje
2 lugë gjelle sheqer
Kripë
50 ml vaj
350 ml qumësht
7 gr maja e thatë
700-750 gr miell
50 gr gjalpë ambienti
Mbushja: 300 gr djathë i bardhë në rende
1 tufë koper
Në një tas vendosim një vezë të plotë dhe të bardhën e vezës tjetër (E ruajmë të verdhën mënjanë).
Shtojmë dy lugë gjelle sheqer, vaj, qumësht, maja birre të thatë, miell, kripë dhe gjalpë ambienti. E punojmë mirë brumin derisa mos të na ngjitet në duar dhe e vendosim në një tas të mbuluar për 1-1.5 orë të pushojë derisa brumi të fryhet.
E nxjerrim nga tasi dhe i japim formë të lehtë. E presim në katër kulaçë të vegjël. I mbulojmë kulaçët përsëri dhe i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta.
Ndërkohë grijmë djathin në rende nga ana më e trashë e rendes dhe shtojmë në tas koprën e grirë imët dhe e përziejmë mirë.
Marrim një kulaç dhe me shumë pak miell e hapim në një petë rrethore me diametër 20-22 cm.
E presim petën në 2 gjysma dhe secilën nga gjysmat i presim në 3 pjesë komplet rrethi pra ndahet në 6 pjesë.
Në cdo pjesë vendosim nga një lugë mbushje, marrim cepin e pjesës nga lart e mbulojmë mbushjen dhe e vendosim cepin poshtë bazës.
Kështu vazhdojmë në të gjitha pjesët në vijim. I vendosim kruasanet në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe i lyejmë me të verdhën e vezëve, të cilën e kemi trazuar me një lugë qumësht.
I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë C për 25-30 minuta.
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
1️⃣ Përzierja e përbërësve Qëroni bananen dhe hiqni tulin e avokados. Vendosini në një tas ose në një blender të vogël. 2️⃣ Blenderimi Shtoni qumështin e gjirit ose formulën nëse dëshironi një teksturë më të butë. Përdorni një pirun...
1️⃣ Përzierja e përbërësve Vendosni të gjithë përbërësit në një blender të fuqishëm. 2️⃣ Blenderimi Përziejini për 1-2 minuta derisa të krijohet një masë kremoze dhe homogjene. 3️⃣ Shërbimi Hidheni në një gotë të madhe dhe shijojeni menjëherë! 🔹...
Lini një koment