Krostatë me perime, sipas modelit francez. Sa e shëndetshme!
10 vezë të mëdha
½ gotë qumësht
½ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji me piper të zi
2 tufa spinaq
1 kungulleshkë mesatare e prerë në kubik
1 gotë me djathë çedar të grirë imët
120 gram domate qershi të ndara përgjysmë
1.Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius. Merni një tavë me madhësi mesatare dhe e lyeni me vaj ulliri.
2.Në një tas të madh rrihni së bashku vezët, qumështin, kripën, piperin.
3.Shtoni më pas spinaqin, kungullin, dhe djathin. I përzieni butësisht duke i shtuar edhe domatet.
4.Masën e krijuar e shtoni tek tava dhe e fusni në furrë të piqet për 40-45 minuta.
5.Shërbejeni sipër me pak majdanoz të freskët dhe shijojeni!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment