Sugjerojmë:

Kroketa të shëndetshme me patate dhe mish pule

Kroketa të shëndetshme me patate dhe mish pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 2 patate ( të ziera dhe të shtypura)
  • 200 gram gjoks pule
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët
  • 1 lugë kafe xhinxher pluhur
  • 1 lugë çaji fara kumini
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • 100 gram bukë e grirë imët
  • Vaj luledielli për skuqje
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni mishin e pulës të prerë në copa të vogla, xhinxherin, farat e kuminit, kripën.

2

I përzieni mirë dhe i lini në tigan të skuqen mirë. Ndani masën nga lëngu.

3

Tek masa me mishin e pulës, shtoni patatet e shtypura dhe i përzieni mirë me dorë.

4

Formoni me dorë disa toptha të vegjël ose forma të tjera sipas dëshirës.

5

Në një pjatë mbani miellin e misrit, në tjetrën vezët e rrahura dhe tek e fundit bukën e grirë.

6

I kaloni qoftet me radhë tek të tria pjatat. I lini për 30 minuta në frigorifer sa të forcohen.

7

Pas kësaj vendosini për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehtë. Shërbejini të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment