Sugjerojmë:

Kroketa me patate, të shijshme sa më s’ka!

Kroketa me patate, të shijshme sa më s'ka!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 5 patate
  • 2 vezë
  • 200 gram djathë të bardhë
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur
  • 1 tufë majdanoz
  • pak arrë moskat
  • 6 lugë gjelle miell
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Si fillim zieni patatet me lëkurë. Më pas i qëroni dhe i shtypni në një tas.

2

Shtoni vezët, djathin e thërrmuar, hudhrën, kripën, piperin, majdanozin e grirë imët, arrën moskat dhe miellin.

3

E punoni mirë masën me duar dhe formoni disa toptha të vegjël.

4

Tani i vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj luledielli. Kroketat janë gati për t'u shijuar!

Lini një koment