Sugjerojmë:

Krepa të shpejtë shtëpie me krem djathi dhe rukola

Krepa të shpejtë shtëpie me krem djathi dhe rukola

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Janë vërtet shumë të thjeshta për t'u bërë dhe akoma më tepër për t'u shijuar!

Ingredientët

  • 350 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 150 gram miell
  • ½ lguë kafe kripë
  • 4 lugë gjelle krem djathi
  • 1 pako ton peshku
  • 1 filxhan misra
  • 1 tufë rukola (e larë dhe e copëtuar në pjesë të vogla)

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni miellin, vezët, kripën dhe i përzieni mirë. Gradualisht shtoni qumështin.

2

Në një zjarr të fortë, ngrohni tiganin për krepa.

3

Shtoni 1 garuzhde nga masa e lëngët e krepave dhe e rrotulloni tiganin në mënyrë që masa të hapet në të gjithë sipërfaqen e saj.

4

E ktheni nga të dyja anët dhe sapo ta shihni që ka marrë një ngjyrë kafe të artë e hiqni dhe e lini mënjanë.

5

Kështu veproni për të gjithë masën e krepave.

6

Mbushja e tyre, bëhet sipas dëshirës tuaj.

7

Në këtë rast Neps.al ju sugjeron t’i lyeni me pak krem djathi, i shtoni pak ton peshku, misra dhe 2-3 gjethe rukola.

8

Më pas e palosni në katërt dhe shijojeni!

Lini një koment