Sugjerojmë:

Krepa të shijshme me limon

Brumë për krepa

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 100 gram miell
  • 2 vezë të mëdha
  • 300 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • ½ lëng limoni

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni miellin, kripën, vezët, qumështin. I përzieni mirë dhe gradualisht shtoni qumështin.

2

I përzieni mirë me një lugë të madhe derisa të krijoni një masë homogjene.

3

E lini mënjanë për të paktën 30 minuta dhe më pas filloni e merrni nga një garuzhde dhe e shtoni tek tigani i cekët. Tigani duhet të jetë i lyer me pak vaj me ndihmën e një letre kuzhine.

4

Brumin e krepave duhet ta shtoni në momentin që tigani është nxehur shumë. Mbajeni 1 minutë nga secila anë.

5

Kur t’i shërbeni, i shtoni sipër disa pika lëng limoni. Brenda mund t’i mbushni sipas dëshirës.

Lini një koment