Sugjerojmë:

Krepa me kungull dhe krem pastiçerie

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 3/4 filxhan miell
  • 2 lugë çaji pluhur kungulli
  • 3 vezë të mëdha
  • 2 lugë çaji sheqer pluhur
  • 1 1/3 filxhan pure kungulli
  • 1 1/2 filxhan qumësht
  • 4 lugë çaji gjalpë
  • 8 lugë krem djathi
  • 1/4 filxhan shurup panje
  • Krem pastiçerie
  • Arra amerikane

Udhëzimet

1

Në tas të mesëm, kombinoni miellin, 1 lugë çaji pluhur kungulli dhe 1/4 lugë çaji kripë.

2

Në një tas tjetër rrihni vezët, sheqerin dhe 1/3 filxhan pure kungulli.

3

Hidhni qumësht dhe 3 lugë gjalpë të shkrirë.

4

Shto përzierjen e qumështi me përzierjen e miellit, përzijeni mirë brumin dhe lereni të pushojë për 1 orë.

5

Bëni mbushjen: kombinoni kremin e djathit me,1/4 filxhan shurup panje, 1 filxhan pure kungulli, 1 lugë arra, kripë dhe lerëni mënjanë.

6

Lyejeni tiganin me gjalpë dhe lereni të shkrihet në 200 gradë.

7

Hidhni brenda brumin e krepave dhe lereni të gatuhet.

8

Hiqini nga zjarri krepat dhe shërbejini me kremin e pastiçerisë, arrat amerikane dhe sheqerin pluhur.

Lini një koment