Sheqer (100 g për kremin dhe 4 lugë gjelle për karamelin sipër)
Të verdha vezësh (5)
Vanilje (1 shkop ose 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje)
Në një tenxhere, ngrohim kremin pana me shkopin e vaniljes të ndarë përgjysmë (ose ekstraktin e vaniljes) dhe e lëmë të nxehet derisa të fillojë të shkumëzojë në anë, por pa vluar. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet paksa.
Ndërkohë, në një tas tjetër, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të formohet një masë e butë dhe paksa kremoze. E shtojmë gradualisht kremin e ngrohtë tek të verdhat e vezëve, duke përzier vazhdimisht për të shmangur mpiksjen e vezëve.
Masën e përgatitur e hedhim në enë të vogla për pjekje (ramekin) dhe i vendosim në një tavë me ujë të nxehtë (pjekje në banjë marie). I fusim në furrë të parangrohur në 160°C për rreth 30-40 minuta, derisa kremi të ngurtësohet por të jetë ende pak i lëkundur në mes.
Pasi të jenë ftohur, e spërkasim sipërfaqen e çdo ene me një lugë gjelle sheqer dhe e djegim sipër me një pishtar kuzhine derisa të formohet një shtresë karamel krokante.
Shoqërohet me: Fruta të freskëta ose thjesht i ftohtë. Konsumohet si një ëmbëlsirë elegante dhe klasike.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento