Sugjerojmë:

Krahë pule të pjekura me erëzat e duhura!

Krahë pule të pjekura me erëzat e duhura!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Definitivisht fantastike!

Ingredientët

  • 1 kg krahë pule
  • 4 thelpi hudhra të shtypura
  • ½ lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • ¼ lugë çaji me piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni të gjithë erëzat dhe i përzieni mirë.

2

Shtoni brenda krahët e pulës që i keni larë dhe tharë paraprakisht.

3

I përzieni mirë në mënyrë që të marinohen siç duhet.

4

Tani mund t’i skuqni në një tigan me vaj të paranxehur ose t’i piqni për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment