Sugjerojmë:

Kotoletë qengji me djathë parmixhano

400 gr brinjë qingji
30 gr djathë parmixhano
3 feta bukë ((tulin))
Vaj hudhre
Majdanoz
Rozmarinë
Kopër
Kripë
Piper
Vaj

1.Ndajeni në kotoleta brinjën e qengjit.

2.Marinojeni mishin 12 orë përpara me vaj, rozmarinë dhe kripë të zezë. Pastaj merreni dhe skuqeni pak në tigan.

3.Hiqeni mishin dhe vëreni mënjanë.

4.Përgatitja e kores krokante:

5.Hidhni në grirëse tulin e bukës, vajin e hudhrave, parmixhanon, erëzat, kripën dhe piperin.

6.Grijini derisa të bëhet një masë homogjene.

7.Me këtë masë lyejini kotoletat dhe piqini në furrë për 15 minuta në temperaturën 170 gradë.

8.Pjata shoqërohet me tavë perimesh të përgatitur me domate, kunguj, speca jeshil, speca të kuq dhe trumzë.

Lini një koment