Sugjerojmë:

Kos me pjepër

Kos me pjepër

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • ½ pjepër
  • 2 gota kos i zakonshëm
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Gjysmës së pjeprit i hiqni tulin me ndihmën e një luge. Tulin më pas e prisni në copa të vogla.

2

Ndërkohë në një tas rrihni kosin dhe shtoni mjaltin. Trazojini mirë dhe shtoni copat e pjeprit.

3

Tani të gjithë masën e servirni tek gjysma e pjeprit. Gati për t’u shijuar!

4

Nëse dëshironi mund t'i shtoni sipër edhe fruta të tjera.

Lini një koment