Sugjerojmë:

Kos i ngrirë me fruta të stinës dhe biskota. Embëlsira më praktike e verës!

Kos i ngrirë me fruta të stinës dhe biskota

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 gota kos
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 6 biskota me kakao ose çokollatë
  • 1 mollë
  • 1 pjeshkë
  • 2 feta pjepër

Udhëzimet

1

Shtoni të gjithë përbërësit në një blender së bashku me frutat të prera në copa të vogla.

2

Trazojini për disa sekonda derisa të krijohet një masë homogjene.

3

Transferojeni në një enë dhe e fusni kosin në frigorifer për 30 minuta.

4

Pas kësaj e shërbeni në dy gota dhe gati për t'u shijuar!

Lini një koment