Sugjerojmë:

Konsumoni këto 5 ushqime dhe zemra juaj do të jetë më e shëndetshme se kurrë

Zemra është organi që rrezikon shpeshherë jetën e njerëzve, me sëmundjet e saj që janë bërë mjaft të zakonshmë tek njerëzit.

Kolesteroli ndikon në mënyrën e funksionimit të saj dhe për të jetuar me një zemër sa më të shëndetshme është shumë e rëndësishme të eliminohen disa produkte ushqimore e të shtohen disa të tjera.

Ja cilat ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq:

1.Fibrat

Fibrat janë një superushqim që ndihmojnë jashtë mase organizmin e njeriut në tretje, duke mbrojtur nga kanceri i zorrëve.

Gjithashtu fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ushqime të pasura me fibra janë përimet, frutat dhe drithërat.

2.Yndyrnat e shëndetshme

Yndyrnat e pangopura si vaji i lulediellit dhe i ullirit janë yndyrna të shëndetshme, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

3.Soja

Soja dhe produktet e saj mund të gjenden në supermarket dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit.

4.Frutat e thata

Bajamet, arrat, lajthitë, stikat etj janë të pasura më fibra dhe yndyrna. Ato nxitin lipoproteinat e mira në gjak dhe reduktojnë të këqijat.

5.Tërshëra

Tërshera përmban një fibër specifike të tretshme të quajtur beta-glucan, që gjendet tek elbi, algat etj. Kjo ndikon në uljen e kolesterolit.

Lini një koment