Sugjerojmë:

Konservojeni djathin me këtë mënyrë të thjeshtë dhe shija e tij do të bëhet akoma më e mirë

1 kg djathë
1 l vaj ulliri
Rozmarine
Rigon
Piper kokërr

1.Djathin e presim në katrorë të vegjël.

2.Në një kavanoz hedhim djathin e prerë, rozmarinë, rigon dhe piper.

3.Më pas shtojmë vaj ulliri derisa te mbushet kavanozi dhe mbyllim me kapak hermetikisht.

4.Kjo mënyrë e konservimit të djathit ndihmon që djathi të qëndrojë për një kohë mjaft të gjatë me shije të mirë dhe aromatike.

Lini një koment