Sugjerojmë:

Kompletoje ditën tënde me një cheesecake me biskota dhe çokollatë

Kompletoje ditën tënde me një cheesecake me biskota dhe çokollatë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 2 orë

Kjo ëmbëlsirë përgatitet më lehtë nga sa e keni menduar!

Ingredientët

  • 300 gram biskota me çokollatë
  • 80 gram gjalpë i shkrirë
  • 10 gram xhelatinë
  • 250 krem djathi
  • 250 gram maskarpone
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 1 pako vanilje
  • 300 gram pana
  • 100 gram çokollatë
  • 100 gram pana për ëmbëlsira

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe të madhe shtoni biskotat e grira imët dhe gjalpin e shkrirë. Trazojini mirë.

2

Vendosini si bazë në një formë rrumbullake specifike për cheesecake. Vendosini në frigorifer për të paktën 30 minuta.

3

Ndërkohë në një enë tjetër zbusni xhelatinën në ujë të ftohtë. Më pas shkrijeni në 50 ml pana të nxehtë.

4

Në një enë tjetër rrihni me një rrahëse elektrike kremin e djathit dhe maskarponen.

5

Shtoni sheqerin pluhur, vaniljen, panën për ëmbëlsirë, 100 gram biskota të thërrmuara dhe xhelatinën që shkrirë në pana.

6

Mbushjen që përgatitët e vendosni me kujdes tek forma e kekut. Nivelojeni mirë. Futeni përsëri në frigorifer.

7

Në një enë shkrini çokollatën dhe panën për ëmbëlsira. I trazoni mirë. Ia shtoni sipër ëmbëlsirës dhe me ndihmën e një spatule përhapeni mirë.

8

E fusni përsëri në frigorifer dhe pas dy orësh mund të shijoni (që forma e ëmbëlsirës të jetë forcuar disi). Ju bëftë mirë!

Lini një koment