Kombinoni misrat dhe gjoksin e pulës për një supë me shumë shije!
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të njoma ( vetëm pjesën e bardhë )
2 karota
1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët, të grirë imët
1 gotë e gjysmë me misër të freskët
2 kërcej selino
1 spec portokalli + 1 të kuq me tul
200 gram gjoks pule
1/4 lugë çaji arrëmyshk
Fara speci djegës (opsional)
1 lugë gjelle niseshte
1 gotë qumësht
Kripë e piper
Për servirje: Lëng limoni dhe pak qepë të grirë imët
1.Pastroni fillimisht perimet dhe i prisni në kubikë të vegjël.
2.Ngrohni gjalpin e vajin dhe vendosni qepët, karotat ,selinonë të kaurdisen për 2-3 min.
3.Shtoni gjoksin e pulës të prerë në 4 copa të mëdha, specat, xhenxhefilin e kokrrat e misrit.
4.Kaurdisini sa mishi të marrë faqe nga të gjitha anët. Shtoni 4 gota ujë të nxehtë, mbyllni kapakun dhe lërini të ziejnë në zjarr të mesmë për rreth 30 minuta.
5.Nëse perimet nuk janë zbutur pas kësaj kohe, mund të shtoni edhe 1 gotë ujë e të vazhdoni zierjen edhe për pak. Hiqni mishin e pulës dhe ndajeni në copëza të vogla.
6.Gjysmën e supës kalojeni në mikser me gjysëm qumështin dhe niseshtenë dhe rikthejeni në tenxhere së bashku me gjoksin e pulës.
7.Hidhini kripë, piper, spec djegës e arrëmyshk.
8.Lëreni të valojë rreth 5 minuta derisa lëngu të trashet, duke e përzierë herë pas here. Shërbejeni me bishtat e qepës së njomë të prerë imët, lëng limoni e bukë të thekur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment