Koha për të shijuar një byrek të mirë me patëllxhanë!
1 pako peta
1 qepë e madhe
2 thelpi hudhër
4 patëllxhanë
2 domate
100 ml verë
Kripë dhe piper i zi
1 lugë kafe fara kumini
150 gram djathë
Për spërkatje 100 ml vaj
2 kokrra vezë
1 gotë qumësht
1.Vendosim tiganin dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisim qepën deri sa të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël.
2.Shtojmë hudhrat e grira hollë dhe i trazojmë për 2-3 minuta, shtojmë domatet e pastruara nga farat dhe i presim në kubik të vegjël. I trazojmë mirë dhe i shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë deri sa të avullojë.
3.Shtojmë kripë, piper të zi, pak kumin, borzilok.
4.Largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak në fund. Shtojmë në fund djathin e thërrmuar.
5.Byrekut me patëllxhanë mund ti japim formën që dëshirojmë. Mund ta bëjmë role, mund ti bëjmë trekëndësha ose thjesht shtrojmë 2 peta në tepsinë e lyer me yndyrë dhe pasi të kemi trazuar vezët me vaj e qumësht spërkatim petët në çdo dy petë.
6.Pasi të kemi shtruar poshtë 6 petë shtrojmë mbushjen dhe i mbulojmë me petët e mbetura (4-5 petë), duke i spërkatur përsëri në çdo dy petë.
7.Në fund spërkatim sipër, kryesisht anët. I mbledhim ato dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 190º-200º C dhe e lëmë byrekun të piqet për 25-30 minuta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment