Sugjerojmë:

Koha për të provuar Gado- Gado. Sallatë fantastike me tofu, perime dhe salcë kikirikësh

Gado Gado. Sallatë me tofu, perime dhe salcë kikirikësh

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 50 gram barbunja të holla jeshile
  • 180 gram spinaq
  • 1 karotë e prerë në feta të holla e të gjera
  • 100 gram bizele
  • 4 fletë lakër e bardhë (fletët të ndara e të copëtuara)
  • 4-5 kubikë të vegjël tofu të skuqur
  • 1 vezë e zier fort (e prerë ne 2 pjesë për së gjeri)
  • 1 lugë me qepë të fërguara
  • krupuk të gatuar
  • pak vaj kokosi
  • Përbërësit për salcën e kikirikut:
  • 100 gram kikirik të pjekur
  • 1 thelbi hudhër
  • ½ spec djegs
  • 2 cm xhinxher të freskët (qëruar dhe prerë në copa të vogla)
  • 1 lugë gjelle sheqer palme
  • 5 luge gjelle salcë soja
  • 100 ml ujë
  • 1 lugë lëng limoni

Udhëzimet

1

Për përgatitjen e salcës grihen kikirikët, hudhra, speci djegës dhe xhinxheri, në grirës elektrik. I hidhet nga pak ujë që të bëhet masa si pastë e butë.

2

Masa, së bashku me sheqerin hidhet në tenxhere dhe zihet për rreth 10 minuta në zjarr të ulët, pastaj lihet të ftohet. I shtohet lëngu i limonit dhe përzihet mirë.

3

(salca mbahet gati në frigorifer)

4

Ndërkohë ziejmë për pak minuta perimet (1 min spinaqi, 1-2 min karotat dhe 2-3 min barbunjat, bizelet dhe lakra). Hiqen nga zjarri dhe kullohen.

5

Skuqen në shumë vaj kubikët e tofut dhe pritet në feta veza e zier.

6

Vendosen perimet në tas, i hidhen sipër pak vaj kokosi, tofu i skuqur dhe fetat e vezës, salca e kikirikëve, qepët e skuqura dhe krupuk të fërguar anash. Ju bëftë mirë!

Lini një koment