Sugjerojmë:

Koha për të bërë reçel qershie erdhi!

Reçel qershie

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Ingredientët

  • 1 kg qershi
  • 300-350 gram sheqer
  • ½ lugë gjelle me limontozë

Udhëzimet

1

Pastroni qershitë nga bërthamat, pa u prishur formën.

2

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni qershitë. Më pas shtoni sheqerin dhe 1 litër ujë. I lini të ziejnë dhe i hiqni vazhdimisht shkumën e bardhë që del sipër. Duhen gati 50 minuta që reçeli të trashet dhe nga fundi i shtoni limontozën.

3

Prisni pak sa të ftohet dhe më pas e shpërndani reçelin nëpër kavanoza. Ju bëftë mirë!

Lini një koment