Sugjerojmë:

Kofsha pule me proshutë e radhiqe

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 4 kofsha pule
  • Kripë
  • 1 lugë gjelle vaj vegjetal
  • 4 feta proshutë
  • 1/2 lugë çaji spec i kuq
  • 1 kokërr limon
  • Radhiqe
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Marinojmë kofshët e pulës me kripë dhe piper.

2

Nxehim vajin në një tigan të madh mbi temperaturën mesatare.

3

Vendosim kofshët e pulës dhe i gatuajmë për rreth 10-12 minuta në tigan, duke i hedhur kohë pas kohe yndyrë, derisa lëkura të marrë ngjyrë kafe.

4

I kthejmë nga ana tjetër dhe i gatuajmë edhe për 8–10 minuta.

5

Pas kësaj i vendosim kofshët në një pjatë të madhe.


6

Në të njëjtin tigan, pasi rrisim nxehtësinë nga mesatare në të lartë, gatuajmë proshutën duke e trazuar derisa të theket e të marrë ngjyrë, për rreth 5 minuta.

7

Fillimisht shtojmë qepën, specin e kuq dhe më pas radhiqet.

8

I lemë në zjarr, duke i trazuar për pak minuta.

9

I heqim nga tigani dhe i shtrojmë nëpër pjata.

10

Në fund vendosim sipër tyre kofshët e pulës.

11

Shtrydhim limon sipër dhe u shtojmë edhe pak copa speci të kuq.

Lini një koment