Sugjerojmë:

Koc i furrës me perime, receta më e dashur e fundjavës!

Koc i furrës me perime, receta më e dashur e fundjavës!

Ingredientët

  • 2 peshq koc
  • 3 patate
  • 2 karota
  • 1 kungull
  • 2 speca ngjyra mix
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 degë majdanoz
  • 1 limon
  • pak trumzë
  • 100 ml verë të bardhë
  • Pak vaj ulliri
  • Kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Lajmë dhe pastrojmë peshkun, e marinojmë me kripë dhe vendosim në barkun e tij 1 degë majdanoz, 1 fetë limon dhe 2-3 feta hudhër.

2

Ndërkohë qërojmë patatet dhe karotat dhe i presim në feta, gjithashtu dhe kungujt.

3

Specat i presim në copa të mëdha. I vendosim të gjitha perimet në një tas të madh dhe i rregullojmë me kripë, piper të zi, trumzë dhe vaj ulliri.

4

I përziejmë mirë dhe i vendosim në tavë duke shpërndarë dhe disa thelpinj hudhër. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Në fund vendosim në tavë mbi perime peshkun e marinuar dhe e rivendosim në furrë dhe për 20-25 minuta.

5

Në 10 minutëshin e fundit e shuajmë peshkun me verë.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment