Sugjerojmë:

Kjo rizoto me lëng mishi dhe shparguj do t’ju shijojë në maksimum

1 gotë oriz
1 gotë e gjysëm lëng mishi
Karrota
Majdanoz
Vaj ulliri
Gjalpë
Parmixhano
Shparguj
Patate
Bizele
Kungull

1.Zieni lëngun e mishit dhe shtoni orizin, perimet dhe 2 lugë vaj ulliri.

2.Mbylleni tenxheren dhe lëreni të zihet deri sa orizi të jetë zbutur dhe të ketë thithur lëngun.

3.Lëreni të ftohet pak dhe shtoni djathin parmixhano dhe 1 lugë gjalpë.

4.Përzijini mirë dhe shtoni pak majdanoz për garniturë.

5.Shërbejeni të ngrohtë!

 

 

Lini një koment