1.Duke bërë një formë pusi derdhni miellin, 200 ml ujë të ngrohtë dhe vajin e ullirit. Bashkojini me një lugë druri derisa të arrini të keni një masë brumi të butë.
2. Vendoseni në një sipërfaqe me pak miell dhe ushtroni forcë për 5 minuta derisa brumi të zbutet.
3. Mbulojeni brumin dhe lëreni mënjanë derisa të vijë.
4. Përgatisni salcën.
5. Përzieni salcën, borzilokun dhe hudhrën e shtypur dhe lërini pak kohë në temperaturën e dhomës.
6. Filloni të hapni brumin. Hapeni rreth 25 centimetër. Duhet të kujdeseni që brumi të jetë i hollë pasi do të ngrihet kur të jetë brenda në furrë.
7. Ndizni furrën në temperaturën 240 gradë Celsius.
8. Vendosni një fletë kuzhine në tepsi dhe hapni brumin.
9. Pasi të keni hapur brumin shpërndani salcën e përgatitur, djathin dhe pomodorinit.
Ziejini patatet me lëkurë derisa të zbuten. Qërojini dhe shtypini mirë në një enë. Shtoni djathin e grirë, vezën, bukën e bluajtur, kripën, piperin dhe majdanozin. Përziejeni masën derisa të krijohet një brumë i trashë që formohet lehtë me...
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Komento