Sugjerojmë:

Kjo është koha e duhur për një tavë kosi me mish pule

Ingredientët

  • Mish pule ose qingji
  • Gjalpë
  • Vaj ulliri
  • Miell
  • Hudhra
  • 2 vezë
  • 2 gota kos
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Vendosni mishin të ziejë me pak kripë.

2

Në një tenxhere, shtoni 2 lugë gjalp dhe një lugë vaj ulliri.

3

Shtoni edhe 4 lugë miell dhe i përzieni pak, jo të skuqet shumë.

4

Më pas shtoni aty 4 gota nga lëngu i mishit.

5

Shtoni 5 thelpinj hudhër të shtypur dhe e lini derisa lëngu të trashet duke e trazuar vazhdimisht me rrahësen e vezëve.

6

Në një tas shtoni dy vezë, i rrihni mirë dhe më pas i shtoni 2 gota kos.

7

Përzijini mirë derisa te homogjenizohen.

8

Pasi lëngu është trashur ulni nxehtësinë në minimum dhe shtoni kosin me vezët.

9

E lini edhe 5 minuta pas vlimit duke e trazuar vazhdimisht me telin e vezëve.

10

Shtoni copat e mishit dhe e lini 10 minuta.

11

Për ta servirur mund ti shtoni majdanoz, kopër, piper sipas dëshirës.

Lini një koment