Kjo është dieta e thjeshtë me të cilën mund të humbisni kilogramë edhe gjatë pushimeve
Stina e verës është stina e pushimeve, ku të gjithë mendojnë të argëtohen pafund. Megjithatë duket se është periudha edhe kur dietat ushqimore harrohen dhe ushqimi nuk zgjidhet.
Por që të kaloni një verë argëtuese dhe mos t’ju bezdisen kilogramët e tepërt mbani këtë lloj diete:
1.Hani ushqimet e detit në vend të mishit
Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të hani fare mish, por rekomandohet të zëvendësoni mishin e pulës, mishin e kuq dhe atë të derrit me peshkun, midhjet, kallamarët etj.
2.Ecni sa më shumë
Ecni të paktën 30 minuta në ditë (nëse mund të ecni për 45 minuta, akoma edhe më mirë). Kështu ju mund të shijoni natyrën dhe të përmirësoni shëndetin tuaj në të njëjtën kohë.
3.Zëvendësoni pijet e gazuara me lëngje të freskëta frutash
Kjo është një nga mënyrat më të mira për të humbur peshë gjatë kohës që jeni me pushime. Zëvendësoni pijet me gaz ose alkool me lëng të freskët dhe do të vini re menjëherë një ndryshim. Pini një gotë me lëng 20 minuta para vaktit tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të zvogëloni urinë dhe trupi juaj do të marrë vitaminat e nevojshme.
4.Shtoni erëza në ushqimet tuaja
Eksperimentoni me erëza! Po, nëse shtoni pak kanellë ose piper, kjo jo vetëm që do të ndihmojë në nxitjen e metabolizmit, por gjithashtu do të bëjë “lëngun” tuaj më të larmishëm.
5.Notoni
Ju do të filloni të digjni kalori pas vetëm 20 minutave not.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment