Sugjerojmë:

Kifle të mbushura me çokollatë

Kifle të mbushura me çokollatë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Kiflet janë vërtet shumë praktike për t'u bërë. Mund t'i merrni me vete në një udhëtim, punë, shkollë e kudo tjetër!

Ingredientët

  • 1 gotë qumësht i vakët
  • 1 gotë kos
  • 600 gram miell
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 zarf pluhur pjekjeje
  • 1/2 gotë vaj luledielli
  • 1 zarf sodë pjekjeje
  • 1 vezë

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës shtroni miellin dhe hapni një hapësirë në mes. Shtoni qumështin.

2

Shtoni kripën, sheqerin, pluhurin pjekës dhe sodën.

3

Shtoni vajin dhe punojeni masën me duar.

4

Tani shtoni kosin dhe vazhdoni ta punoni brumin derisa të arrini një masë homogjene.

5

Hapni një petë të madhe dhe e ndani në shirita të gjatë.

6

Mbushjen mund ta bëni sipas dëshirës me rikota ose me nutella.

7

I rrotulloni më pas kiflet dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

8

Sipër i lyeni me të verdhë veze dhe nëse dëshironi mund t'i shtoni edhe disa fara susami.

9

I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Prisni pak sa të ftohen dhe më pas mund t'i shijoni!

Lini një koment