Paçe e Dibrës, si nga dora e gjyshes
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Sugjerojmë:
Në një tas vendosim një vezë të plotë dhe të bardhën e vezës tjetër (E ruajmë të verdhën mënjanë).
Shtojmë dy lugë gjelle sheqer, vaj, qumësht, maja birre të thatë, miell, kripë dhe gjalpë ambienti. E punojmë mirë brumin derisa mos të na ngjitet në duar dhe e vendosim në një tas të mbuluar për 1-1.5 orë të pushojë derisa brumi të fryhet.
E nxjerrim nga tasi dhe i japim formë të lehtë. E presim në katër kulacë të vegjël. I mbulojmë kulaçët përsëri dhe i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta.
Ndërkohë grijmë djathin në rende nga ana më e trashë e rendes dhe shtojmë në tas koprën e grirë imët dhe e përziejmë mirë.
Marrim një kulaç dhe me shumë pak miell e hapim në një petë rrethore me diametër 20-22 cm.
E presim petën në 2 gjysma dhe secilën nga gjysmat i presim në 3 pjesë komplet rrethi pra ndahet në 6 pjesë.
Në cdo pjesë vendosim nga një lugë mbushje, marrim cepin e pjesës nga lart e mbulojmë mbushjen dhe e vendosim cepin poshtë bazës.
Kështu vazhdojmë në të gjitha pjesët në vijim. I vendosim kifnet në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe i lyejmë me të verdhën e vezëve, të cilën e kemi trazuar me një lugë qumësht.
I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
Receta marrë nga shqiptarja.com
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e...
Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën...
© 2024, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment