Sugjerojmë:

Këto qofte orizi janë fantastike dhe me pak kalori

Ingredientët

  • 500 g oriz carnaroli
  • 1 lt ujë
  • 100 gr gjalpë
  • 1,6 gr shafran
  • Kripë
  • 100 gr parmixhano
  • 3 vezë
  • Nenexhik
  • 500 gr djathë i bardhë

Udhëzimet

1

Orizin e ziejmë me ujë, kripë , gjalpë dhe shafran.

2

E ftohim në një tavë dhe më pas shtojmë djathin parmixhano, vezët e rrahura dhe nenexhikun.

3

Formojmë brumin e qofteve, me duar pak të lagura marrim pak brumë, e hapim te pëllëmba e dorës e mbushim me djathin e thërmuar dhe e mbyllim me kujdes.

4

I vendosim në tavë, i pjekim në furrë me temperaturë maksimale derisa të marrin ngjyrë.

Lini një koment