Këto byreçka të mbushura me lakër dhe djathë të bardhë janë mrekullia vetë!
1 petë sfoliatë
1/2 lakër e bardhë mesatare
1 qepë
2- 3 karota
1 spec pikant
3 lugë gjelle uthull vere
1 degë selino (me gjethe)
70 ml vaj
200 gram djathë i bardhë
Kripë dhe piper i zi
1.Në një tigan me pak vaj kaurdisim qepën të grirë hollë dhe shtojmë lakrën e grirë. E përziejmë së bashku derisa lakra të ulë volumin e saj. 2.Rregullojmë shijen me kripë. Grijmë karotat hollë dhe i shtojmë te lakra, shtojmë pak spec pikant, vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë selinonë të prerë hollë bashkë me gjethet e saj. 3.E lëmë për pak minuta në zjarr dhe më pas e shuajmë me 3 lugë gjelle uthull vere. E largojmë tiganin dhe transferojmë perimet gjysmë të gatuara në një enë që të ftohen. 4.Shtojmë djathin e thërrmuar, piperin e zi dhe e përziejmë mbushjen duke e lënë mënjanë. 5.Petën sfoliatë e hapim pak fare, e presim në katrorë me brinjë 12-15 cm. 6.Vendosim nga një lugë mbushje në qendër të çdo katrori, bashkojmë copat duke i lagur pak me ujë dhe duke i shtypur me pirun. 7.Kështu formojmë trekëndëshat. 8.E pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 15-20 minuta. Ju bëftë mirë!
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment